Përderisa Kurti po fliste në Kuvend, konkretisht po i përgjigjej deputetes së PDK-së Ariana Shoshi-Musliu, në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, e propozimit franko-gjerman, Kryeministrit ju ndal fjala.
Koha për Kryeministrin mbaroi, pikërisht kur po shpjegonte se sipas tij, propozimi frano-gjerman nuk është produkt i negocimit të tij me palën serbe e as me lehtësuesit e dialogut.
Shpjegimi i tij mbeti në gjysmë, kur mikrofoni u ndal. Kryeministri u kthye kah kryeparlamentari Konjufca me nervozizëm dhe nuk pranoi ta vazhdoj fjalën edhe pse Konjufca i tha regjisë, t’ja vazhdojë fjalën Kryeministrit.
Kujtojmë se kjo nuk është “përplasja” e parë ndërmjet Kurtit e Konjufcës në Kuvend.