Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj në seancën e sotme të Kuvendit është inkuadruar në temën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Kokaj në fillim të fjalimit të tij tha se “edhe lopa në grazhd e di se kush i ka humbur ato 8 mijë e 200 hektarë”.
Pas kësaj deklarate ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili bëri thirrje që të mos përmenden emrat e kafshëve në relacion me asnjë deputet.