Vuçiq: Me Kurtin s’ke çka bisedon, ai flet vetëm për vuajtjet e tij, Millosheviqin e Adem Demaçin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjithmonë do të marrë pjesë në bisedime me Kosovën, por tha se me kryeministrin Albin Kurti nuk ka bisedime.

Sipas tij, Kurti fillon dhe flet për vuajtjet e tij, Sllobodan Millosheviqin dhe Adem Demaçin.

“Menjëherë fillon të flasë për Sllobodan Millosheviqin, Adem Demaqin dhe “vuajtjet e tij”. Unë do të flas për Asociacionin, por edhe me përfaqësuesit evropianë për të formuar Asociacionin. Jam i vetëdijshëm për truket e tij. Ata nuk mund të më befasojnë”, tha Vuçiq, shkruan pink.rs, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, të hënën Vuçiq dhe Kurti do të udhëtojnë në Bruksel për të vazhduar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.