Marrëveshja për Asociacionin, Nexhmedin Spahiu: Ja çka do të kërkojë Vuçiqi në Bruksel

Më 27 shkurt, kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Lidhur me këtë analisti Nexhmedin Spahiu është shprehur se nëse nënshkruhet marrëveshja e asociacionit, presidenti serb do të kërkojë pazare të tjera për të njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër ai tha se asociacioni është kushti i fundit që Serbia të njohë Kosovën dhe se nuk bën kompromise të tjera.

“Albin Kurti insiston që të bisedohet një herë për planin franko-gjerman dhe më pas të flitet për asociacionin. Vuçiç insiston që të kryhet puna e asociacionit dhe më pas të ngrejë pazarin. Nëse do të bëhet asociacioni atëherë Serbia do të nxjerrë kushte të tjera për njohjen e Kosovës si shtete i pavarur, ndërkohë nga ana tjetër Kurti është i vendosur që asociacionit do të jetë kushti i fundit që Serbisë të njohë Kosovë.”- tha ai

.