Ana Bërnabiq ka folur rreth akuzave se qeveria serbe po paguan ish-ambasadorin Richard Grenell dhe Fondacionin Klinton për të lobuar për Serbinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Një nga gënjeshtrat është se qeveria serbe ka paguar Fondacionin Klinton 2 milion dollar. Nëse nuk gabohem kjo gënjeshtër erdhi nga mediat malazeze dhe patriotët e rremë në Serbi e morën për të mirëqenë për kritika ndaj Vuçiqit. Unë i kam kërkuar Sekretariatit të qeverisë serbe që të publikojë të gjitha faturat e pagesave nga viti 2014 deri më 2016, për t’iu përgjigjur akuzave të opozitarëve serbë lidhur me pagesa ndaj Fondacionit Klinton dhe Richard Grenellit”, tha ajo.
“As Grenell nuk është takuar nga qeveria, nuk është paguar nga askush në Serbi për të lobuar për qeverinë tonë”, tha ajo./Përktheu shkurt nga mediat serbe: Periskopi/