Njëri nga tre banorët e numinuar të kësaj jave, Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Beldi Mane pritet të largohen sonte (e martë) nga Big Brother VIP Albania.
Por, para se të nis nata e spektaklit të tre banorët janë vënë para banorëve të tjerë për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre.
Njëra nga pyetje ishte se çfarë do të ndodhte nëse është Luizi ai që sonte eliminohet nga shtëpia e famshme.
Kiara tha se sipas saj nëse Luizi largohet, shtëpia sipas saj do të shkonte në gropë.
Ndërsa, Bledi ishte më i detajuar në mendimin e tij rreth largimit eventual të Luizit.
Ai tha se në rast të largimit të këngëtari shtëpia do të binte në një qetësi dhe do të dukej si një ‘agjenci funeralesh’.
“Nëse del Luizi shtëpia do të humbasë një pjesë madhore të identitet të saj, do të ketë mungesë energjie, të keqe dhe të mirë se Luizi i mëshiron të dyja, do të kthehet të paktën për një javë, jo se ia bëjë qejfin por do të duket si një agjenci funeralesh ku nuk do të dëgjohet asnjë lloj zhurme”, u shpreh Bledi.
Përndryshe, Luizi na një pjesë e madhe e publikut konsiderohet si fenomeni i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania dhe një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh.
Megjithatë, mbetët të shihet sonte e cili prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpia e famshme.