Mirena për skandalin “Team Jorge”: A ka mundësi që edhe VV ta ketë angazhuar kompani të ngjashme, ose të njëjtën?

Analisti Ilir Mirena ka folur për kompaniën e drejtuar nga një izraelit e që ka të bëjë me dezinformimin dhe ndikimin e kompanisë së tyrë në zgjedhjet në disa vende.

Ai ka thënë se ka dëgjuar se edhe në Prishtinë ekziston një kompani e tillë.

Mirena ka ngritur dyshime nëse edhe Vetevendosje ka angazhuar kompani të ngjashme.

“A ka mundësi që kjo parti ta ketë angazhuar kompani të ngjashme, ose të njëjtën? Paret për VV’në nuk kanë qenë problem… Baca Martin, sene vene?!” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Në mediat ndërkombetare ka disa ditë që po publikohet një hulumtim për një kompani e quajtur “Team Jorge”, nga Tel Aviv’i, e drejtuar nga një oficer i forcave speciale të Izraelit, Tal Hanan.

Sipas mediave, Le Monde, The Guardian, etj, Team Jorge është një nga lojtarët e shumtë në industrinë e mercenarëve të dizinformimit, të cilët për një çmim të caktuar përdorin internetin për të dëmtuar reputacionin e një kundërshtari ose të ndikojnë në zgjedhjet e një vendi.

Duke u infiltruar brenda kësaj kompanie, gazetarët hulumtues kuptuan se si funksiononte organizata, e cila kishte organizuar mbi 20 fushata dezinformimi në të gjithë botën. Specialiteti i tyre ishte krijimi i llogarive të rreme në rrjete sociale, që më pas një lajm të caktuar e bënin viral duke e shpërndarë.

Që në vitin 2019 në Prishtinë pata dëgju se ekziston një kompani e tillë, nga Izraeli, e cila përmes dhjetëra mijëra llogarive të rrejshme nëpër rrjete sociale ndikon në rezultatin e zgjedhjeve. Por, thuhej se kontraktimi i saj kushtonte tepër shumë. Flitej se e kishin angazhuar edhe parti politike në rajonin tonë. Se pata besu, i pata marr si llafe të kafeve, dhe asi informacioni që bazohet mbi legjendat për kompanitë izraelite. Por, ekzistenca e saj po del që paska qene e vertetë.

Levizja Vetvendosje përmes mijëra profileve të rrejshme nëpër rrjetet sociale ka bërë fushatë brutale, dezinformuese, linquese dhe shpifese kundër kundërshtarëve të vet, jo vetem politikë.

A ka mundësi që kjo parti ta ketë angazhuar kompani të ngjashme, ose të njëjtën? Paret për VV’në nuk kanë qenë problem… Baca Martin, sene vene?!

Duket pak si skenar filmi, por jo i pamundshëm.