Luizi shpërthu në lot herët në mëngjes, Efi ka për t’i thënë diçka

Kur asnjë nga banorët nuk është rrotull, ashtu i vetmuar, kryesisht në mëngjes Luizi prej ditësh tashmë ka shpërthyer në lot në oborrin e “Big Brother Vip”.

Edhe mëngjesin e sotëm, këngëtari ka ripërsëritur të njëjtën situatë, duke shqetësuar jo pak fansat. Në lidhje me këtë gjendje të tij së fundmi ka reaguar edhe mikesha e tij, Efi Dhedhes.

Ish-banorja e “BBV” ka ripostuar këtë moment të mikut të tij të publikuar nga “Iconstyle.al” në Instagram, në Instastory-n e saj.

“Çfarë ke?” Kaq do të doja të të pyesja,”-ka shkruar Efi përbri fotos.

Kujtojmë që Dhedhes ka qenë një nga personat më të afërt të Luizit brenda shtëpisë së “BBV”. Ajo u eliminua disa javë më parë, pasi ndodhej përballë tij dhe Kiarës në nominim. Ky nominim rikujtojmë u bë nga Dea Mishel, e cila u “shpërblye” kështu pasi fitoi sfidën e “inteligjencës”.

Edhe jashtë shtëpisë, Efi ka vazhduar ta mbështesë Luizin. Tani pritet të shikojmë kur këngëtari të jetë jashtë nëse dyshja do të vazhdojnë ta zhvillojnë miqësinë e tyre të krijuar brenda shtëpisë së “BBV”.

Sa i përket lotëve, Luizi ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon. Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën. Ajo jeton në SHBA dhe që kur ka hyrë në BBVA Luizi nuk ka marrë asnjë mesazh prej nënës e cila ka edhe probleme shëndetësore.