Analisti i ashpër: Ndërkombëtarët të shtojnë presionin ndaj Serbisë, të kërkohen këto asociacione edhe në Serbi

Kosovës po i bëhet presion nga ndërkombëtarët që marrëveshjet e nënshkuara me Serbinë të zbatohen. Mesin e tyre është edhe marrëveshja për Asociacionin me kompetenca ektezekutive në komunat me shumicë serbe.

Por, para kësaj kryeminsitri I Kosovës Albin Kurti iu ka prezentuar ndërkombëtarëve 6 pika, derisa nga ana tjetër ai ka thënë se një Asociacion me kompetenca ekzekutive në very, nuk do ta nënshkruajë, pasi siç thotë ai, bosnjizohet Kosova.

Njohësi i çështjeve politike, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ndërkombëtarët duhet të fokusohen që Serbia të formojë e përfshijë në Kushtetutë bashkësi, Krahina e Rajone Etnike.

“Sa më shumë që Beogradi e zvarrit njohjen e Prishtinës aq më shumë zgjaten edhe problemet mbrenda vetë kësaj Serbie.

Ndërkombëtare, duhet fokusuar që Serbia të formojë e përfshijë në Kushtetutë bashkësi, Krahina e Rajone Etnike, dhe të anulojë të figuron Republika e Kosovës nga preambulla e Kushtetutës së Serbisë, pasi tani është Republikë Sovrane dhe e Pavarur, si një shtet i njohur ndërkombëtarisht nga shumica e shteteve të botës, merr pjesë dhe ftohet nga instanca e mekanizma të BE- dhe OKB-ës. Nga Serbia janë ndarë e pavarësuar popujt sllavë të jugut si që janë maqedonët, kroatët, malezezët, kurse ne shqiptarët asgjë nuk kemi të përbashkët me serbët, në kuptimin e gjuhës, kulturës, traditës përveç që jemi fqinjë.

Bashkësia Ndërkombëtare, duhet fokusuar që Serbia dhe të drejtojë presionin që Serbia, të përfshijë në Kushtetutë dhe të formojë, si:

Bashkësi Etnike të Komunave Hungareze në Vojvodinë,

Bashkësi Etnike të Komunave Shqiptare në Serbisë,

Bashkësi Etnike të Komunave Bulllgare në Serbi,

Bashkësi Etnike të Komunave Boshnjake në Serbi etj

Duke i diskriminuar popullatën e këtyre rajoneve apo krahinave me shumicë dhe territory kompakt, Beogradi dëshiron që vëmendjen ta tërheq vetëm në dhe rrethë Kosovës.Duke e penguar pafundësisht Kosovën, dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe problemet jo të vogla që kurdoherë, duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje.

Serbia nuk e ka zgjidhur çështjen e pakicave, përmes 22 Këshillave Nacionale, që funksionojn. Serbia e ka zgjidhur çështjen e pakicave’’, përmes disa këshillave nacionale, kurse Beogradi kërkon autonomi teritoriale për bashkëkombasit e vetë në Kosovë që përbëjn më pak se 4%, të gjithë popullatës në Republikën e Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, Seriba duhet të përgatitet për federate dhe konfederatë, po ashtu Serbia të bën riorganzimin e saj të mbrendshëm si një federatë me republika apo kantone të veqanta

“Serbia të përgatitet edhe për Federat/Konfederatë apo kantonizim e saj

Nëse me njohjen e shtetit të Kosovës nga Beogradi supozojm se mbyllet kaptina rregullimi çështjes së, mbrendshme ” të Serbisë. Vojvodina si ish-Njësi e barabart në këtë federatë duhet t’i përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarëzët.

Serbia të bën riorganzimin e saj të mbrendshëm si një federatë me republika apo Kantone të veqanta

Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ti josh, shpërblen serbët lokal të Kosovës me një autonomi, nuk do të mundë ti ndal kërkesat e Krahinës, së:

– Vojvodinës,

– Medvegjë, Bujanoc, Preshevë

– Sangjakut dhe

– Rajonit i banuar me Bullgarë.

Serbia të bën riorganzimin e saj të mbrendshëm si një federatë me tri republika si njësi autonome e Vojvodinës,Sanxhakut dhe e Medvegjë,Bujanoc,Preshevë dhe një Kanton të veqanta të banuar me Bullgarë.Pra në këto Njësi Serbia duhet të federalizohet.

Të pregaditet opinioni dhe akademia e Serbisë që nuk mund t’i diskrimion të drejtat kolektive të:

-Hungarezëve,

-Shqiptarëve,

-Boshnjakëve dhe

-Bullgarëve

Këtyre ju takon një Autonomi, Krahinë më tepër se kulturore. Kurse Romëve edhe Rumunve jo në numër të vogël në Serbinë e sotshme si drejta të minoriteteve që ju takojë me konventa evropiane dhe ndërkombëtare.

Në mes të shteteve kërkohet recipriociteti në të gjitha raportet bilaterale

Nuk është e arsyeshme që zhagitja për mbylljen çështjes së Kosovës, do ti pengoj apo do ti mbaj peng për një kohë të gjatë edhe hapjen e çështjeve që përballet Serbia.

Beogradi përmes kërkesës dhe zhurmës së krijura në opnion të gjerë për ndarje të Kosovës me një guri godet dhe mbron çështje fundamentale:

– Pengon funkionimin e Kosovës si shtet,

– Pengon Boshnjakët e Sanxhakut për realizimin e të drejtave të tyre kolektive,

– Favorizohen Serbëe e Bosnjës dhe

– Pengohet funksionimi i Fedaratës së Bosnjë Hercegovinës.

Kërkesa e Beogradit për një autonomi për veriun e Kosovës është e favorshme indirekt edhe për Malin e Zi , pasi Sanxhaku shtrihet në këto dy shtete.Për Podgoricën në njërën anë është mirë pasi i amortizon kërkesat në rritje të bosnjakëve,por në anën tjetër, jo mirë pasi shqiptarët nga Podgorica nuk janë të kënaqur me realizimin e të drejtave të tyre kolektive”, përfundon mendimin e tij.