Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka folur rreth problemeve që ajo ka me njohjen e gjuhës shqipe, ndërsa ka thënë se ishte pjesë e strategjisë së lojës së saj që të “aktronte kinse nuk e dinte mirë”.
Përderisa po i tregonte Brunos strategjitë e saj të lojës, ajo ka thënë se e kishte bërë me qëllim një veprim të tillë, për t’i parë reagimet e banorëve të tjerë.
“Javën e dytë dhe të tretë kam dashur t’i tregoj publikut se çfarë njerëzish janë këta. E kam luajtur rolin e të paditurit, e kam luajtur lojën që unë nuk e di gjuhën shqipe.
Mi kanë bërë ‘prankat’ dhe unë kam bërë kinse po i ha ata. Me kastile e kam bërë. Unë akoma nuk e kuptoj krejt, por jo aq shumë sa kam aktruar”, ka thënë Xhuli pos tjerash.