




Më 17 shkurt, pikërisht në përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës, iu vazhdua paraburgimi nga Gjykata Speciale ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Rastësi apo jo, pikërisht në këtë ditë paraburgimi iu vazhdua edhe Kadri Veselit, transmeton Nacionale.





Në vendimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale, arsyet e vazhdimit të paraburgimit janë komplet të njëjta sikur herave të tjera.
Rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë e mundësia e arratisjes.
Krerët e UÇK-së janë në paraburgim tash e 2 vjet e gjysmë.