Që prej mbrëmjes se 24 dhjetorit, Olta Gixhari e nisi “Big Brother”-in si një nga konkurrentet pretendente për ta fituar këtë lojë.
Dinamikat e kanë përfshirë tashmë aktoren, e cila ndonëse është shumë aktive në shtëpi, pak zgjedh të ndajë për jetën e saj private. Teksa brenda flet për një histori të bukur dashurie, jashtë duket se rreth burrit të Oltës kanë nisur një sërë thashethemesh.
Imazhi i tij, deri më sot enigmatik, tashmë është zbuluar, duke qenë se mediat kanë zbuluar detaje nga Dori, partneri i Olta Gixharit. Dori Lushi quhet djali me orgjininë nga Vlora, por me vendbanim në Tiranë.
I njohur si një biznesmen në Tiranë, por edhe në Spanjë, dyshja janë njohur nga miqtë e përbashkët dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë më. Në rrjet këtë javë ka qarkulluar lajmi se loja e Oltës në “Big Brother” ka tronditur këtë marrëdhënie.
Menjëherë ka reaguar edhe Gerta, e motra e aktores, duke hedhur poshtë këto aludime. E ftuar në “Breaking” Gerta ka shpjeguar më shumë sesi po shihet kjo lojë nga familja, por specifikisht nga Dori.
E pyetur nga gazetarja nëse bashkëshorti i Oltës ka hequr dorë nga loja e saj dhe nuk është duke e mbështetur më, Gerta ka treguar se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe është thjesht një “trillim” rrjetesh sociale, portalesh dhe fansash. Ndër të tjera, Gerta ka komentuar edhe gjithë histerinë e rrjetit e reagimet e tyre lidhur me Oltën dhe lojën e saj brenda shtëpisë.
“Unë nuk e kam parë fare këtë lajm. Deri dje ata thoshin që ai paguan para. Njerëzit shpikin lloj-lloj gjërash. Komentuesit janë të pritur të denigrojnë figurën. Ata futen deri tek anëtarët e familjes dhe për mua kjo gjë nuk është e drejtë. A thua se po futemi ne në familjet e tyre dhe po u marrim bukën e gojës, megjithatë shqiptarët këta janë dhe do përballemi me komente të tilla”, tha Gerta Gixhari.
Por, përtej thashethemeve, ditën e Shën Valentinit, Olta është surprizuar nga partneri me një tufë me lule.
“Edhe pse nuk di të shkruaj shumë fjalë dashurie, dua të të them se je shumë e rëndësishme për mua. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruhej në pusullë. Megjithatë, pusulla kishte edhe një këshillë për aktoren.
“Mos bë shumë kinollëqe”, ishte shprehja që Dori i kishte dedikuar, duke i lënë të kuptohej se mund të kishte hapësira për të përmirësuar në lojën e saj. Megjithatë, aktorja u fokusua te surpriza, duke mos i ndalur deklaratat për të.
“Dori të dua shumë. Je jeta ime. Vdes për ty”, tha aktorja. Olta Gixhari tha se ka një besim të “verbër” te partneri i saj, madje iu sugjeroi vajzave në shtëpi që të luftonin për një marrëdhënie si e saj.
“Unë me partnerin tim kam një marrëdhënie që mund t’ia lëmë njëri-tjetrit celularin pa problem. Unë kam siguri të ver bër, se ai nuk përpiqet kurrë të më fshehë asgjë. Dhe kjo marrëdhënie ka 4 vite kështu, unë kam shumë besim dhe mora besimin të vij këtu pa pasur asnjë merak. Luftoni për këto marrëdhënie goca se ekzistojnë”.
Që prej hyrjes së Xhonatanit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, në rrjet qarkulloi me shpejtësi thashethemi se mes tij dhe Olta Gixharit ka pasur një histori dashurie në të shkuarën.
Xhonatani ishte i ftuar në “Fan Club”, ish-banori, u ndal te thashethemet që kanë qarkulluar lart e poshtë për të dhe Oltën. Ai u shpreh se ishte prekur nga këto thashetheme që kishin qarkulluar nëpër rrjet, duke hedhur poshtë të gjitha fjalët në lidhje me marrëdhënien e tyre.
“E vetmja gjë që më ka prekur është historia që unë dhe Olta kemi pasur një lidhje jashtë. Është e turpshme, unë e njoh Oltën familjarisht. Më preku, është një lajm i rremë”, tha ai.
Kujtojmë se lajmi është nxjerrë nga ish-e dashura e Xhonatanit ku thuhej se romanca ka ndodhur verën e kaluar edhe pse aktorja është e dhe nënë e një djali. Duke mos pasur asnjë informacion se çfarë ndodh jashtë, Olta shpesh është ndalur te historia e dashurisë me Dorin, duke zbuluar për herë të parë sesi ata të dy u njohën.
Ajo tregoi se një udhëtim në Madrid i ndryshoi jetën, pasi u takua rastësisht me djalin që do t’i rrëmbente zemrën nëpërmjet një miku të përbashkët. Olta Gixhari tregoi se mendonte se ai s’do e donte kurrë, ndaj ia sugjeronte shoqes së saj që të lidhej me të, pavarësisht se vetë e pëlqente shumë.
“Më 23 dhjetor, nisem me avion, në mëngjes hap ‘Instagram’-in, shikoj një mik të përbashkët që kishte hedhur foto me shoqen time në aeroport. I shkruaj: ‘Je në aeroport’, të dyja ishim për në Madrid. Ai mbërrinte 30 minuta pas meje, i shtyhet orari avionit, mu shty edhe mua.
Takimi me partnerin tim ishte e gjitha një rastësi. Ky shoku ynë i përbashkët e kishte lënë të takonte Dorin në Madrid. Unë me këtë shoqen time s’kishim lidhje fare, isha ‘single’, kishim rezervuar hotelin, do kalonim pushimet atje. Kishim lënë të prisnin njëritjetrin në aeroport për të pirë një kafe. Kur mbërrij atje më fiket telefoni, s’kisha bateri, kjo shoqja tjetër nuk ia kishte numrin.
Ikim në hotel më thotë kjo që merre në telefon se ‘le nam’. Hap telefonin shoh 100 mesazhe ‘ku je’. I dërgoj lokacionin, vjen me makinë dhe del Dori, ngela unë. Aty kuptova që këtë njeriun e kisha parë shumë vite më parë, por kisha harruar që ekzistonte. I thashë ‘sa i bukur qenke bërë ti’, fjala e parë, u emocionova. Ikëm të pinim verë, i thosha shoqes sime ‘o zot sa i mirë ky, kape, është shumë i mirë, kape mos e lë, është yll’.
Ajo më tha: Olta ke harruar që jam e fejuar, nëse të pëlqen kaq shumë, kape vetë. Isha e bindur se ai nuk do ma varte kurrë, do gocë të urtë, unë isha shumë energjike. Ndodhi rastësia. Më pas shkuam së bashku në një qytet tjetër të Spanjës, po shumë romantik, ikëm me makinë.
Prishëm gjithë planet tona, edhe ata, edhe neve. Ishim të katërt miq. Teksa po hanim darkë ndodhi shkëndija e parë, isha e bindur që ai s’do më pëlqente kurrë mua. Vazhdoja bëja si budallaqe, mendoja se do të pëlqente shoqen time. Isha e çmendur komplet, i thosha: Mos e lër, të lutem kape.
Mua më pëlqente shumë, por isha e bindur se ai s’do më pëlqente. Isha e hedhur, shumë ndryshe nga partneri im. S’ma merrte mendja që do shkoja në Madrid dhe të takoja burrin tim”, u shpreh Olta Gixhari gjatë bashkëbisedimit me disa nga banorët në BBV.