




Profesori Blerim Latifi ka shpërndarë një fotografi të heroit Adem Jasharit që duket të jetë vendosur në dritat e “Times Square” në New York.
Latifi, ka thënë se fotografia e Adem Jasharit është vendosur në dritat e sheshit më të famshëm në botë.





“E bukur kjo: Adem Jashari në dritat e Times Square, sheshit më të famshëm në botë.” – ka shkruar ai.
Fotografia, sipas asaj që shihet në përshkrim, është vendosur në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Faleminderit Amerikë për përkrahjen tuaj” – shkruan poshtë fotografisë.