




Është ndër të paktët konkurrentë nga Shqipëria që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Bruno duket se ka ngecje edhe në gjërat bazike të njohurisë për Kosovën, si përshembull shtetet me të cilat kufizohet.





I gjendur para pyetjes së vëllait të madh se me “cilat shtete kufizohet Kosova”, Bruno mezi i ka numërur shtetet që rrethojnë Kosovën.
Këngëtari nga Shqipëria madje arriti të thotë vetëm tre prej tyre: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke harruar fare Serbinë.