




Cristiano Ronaldo ka asistuar në të dy golat e Al Nassr në fitoren ndaj Al Raaëon me rezultat 2-1.
Asistimin e parë CR7 e bëri në minutën e 17-të, kur Abdulrahman Ghareeb shënoi për 1-0.
Mysafirët barazuan me të filluar pjesa e dytë, por Al Nassr shënoi vonë për të fituar 2-1.





Ronaldo asistoi te goli i qendërmbrojtësit, Abdullah Madu në minutën e 88-të.
38-vjeçari ishte në një pozitë ideale për të shënuar gol, por e ktheu topin mbrapa pa dashje dhe iu llogarit asistimi i dytë në këtë mbrëmje.