Enver Hoxhaj: Katër javë më herët e kam ditë kur do të shpallet Pavarësia e Kosovës

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka folur rreth përzgjedhjes së datës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 thotë se katër javë më herët ka qenë në dijeni se 17 shkurti do të jetë data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Katër javë më herët e kam ditë datën saktë kur do të shpallet. Në mes të dhjetorit e kam ditë që do të jetë janari ose shkurti. Në atë kohë e pamë që ndërkombëtarët e krijuan mundësinë që ne të marrim vendime të pavarura. Ka qenë mesi i janarit, kur e kemi ditë datën, një grup i njerëzve, që realisht nuk është fol”.
Tutje, ai tha se “data është përcaktu në koordinim të ngushtë mes Hashim Thacit dhe partnerëve ndërkombëtarë”.