E njëjta xhaketë dhe i njëjti vend, babai që përloti botën: Jam gjallë, por kam vdekur brenda

Një skenë e dhimbshme që ka përlotur gjithë botën ishte ajo e një babai që shtrëngonte dorën e vajzës së tij 15-vjeçare, të vd’ekur e nën rrënoja, duke mos dashur të pranojë realitetin.

Fotos që bëri xhiron e botës e një burri 49-vjeçar, Meseut Hançer tashmë i është bashkangjitur dhe një intervistë në një emision për t’a përmbyllur publikisht ngjarjen e tme’rrshme, por për të lënë të hapur në kujtime të çdokujt që përjetoi të njëjtën tr’agjedi, shijen e hidhur të humbjes. Skenat zemërthyese nga Kahramanmaras përshkruanin më së miri pikëllimin që pësoi miliona njerëz në vendet e goditura nga tërmeti i Turqisë dhe Sirisë.

Mesut Hançer humbi gjashtë anëtarë të tjerë të familjes në një fatkeqësi natyrore vd’ekjeprurëse, përfshirë nënën dhe të afërmit e tij. Humbja më e dhimbshme ishte sigurisht ajo e së bijës, ku turku mund të mbante vetëm dorën e saj pa pasur mundësi ta ndihmonte.