




Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Me vendim të Kuvendit të Kosovës, të enjten ai është zëvendësuar me bashkëpartiaken e tij, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
Kjo u bë pas rekomandimit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.





Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan.
Deputeti Haki Abazi qysh nga dje kishte paralajmëruar për shkarkimin e tij, ndërsa akuzoi Kurtin se ai kishte dhënë urdhërin.
Sot në konferencën për media, deputeti i VV-së tha se Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria dhe mendon se edhe emri i tij është në atë listë.