Panelisti Sadri Ramabaja, ka thënë se është befasuar nga ajo çfarë ka thënë deputeti i VV-së, Haki Abazi, sot në një konferencfë të jashtëzakonshme për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar sot partinë e tij, siç ka thënë se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami për rastin. Ramabaja thotë në emisionin Pressing në T7 se është i tronditur me atë çfarë ka dëgjuar.
“Para disa ditëve kam pirë kafe me të. Nuk ra biseda për ëktë rast. Nuk e kam pritur që situata të vijë deri këtu”, tha Ramabaja.
Ai tutje hedh dyshime për vendin ku ishin të ruajtura mostrat e Astrit Deharit.
“Ai institucionet nuk është përgjegjës për ruajtje të mostrave”, tha ai. /Gazeta Express/