




Edhe pse kryeqendra e festimeve për 15-vjetorin e pavarësisë është në Kosovë, nuk ishin të paktë qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar pavarësinë e Kosovës.
Sipas tyre, nuk ka asnjë ndryshim nëse pavarësinë e feston në Kosovë apo në Shqipëri, pasi thonë se jemi një komb, raporton a2news.





Ndërkohë, nga të dhënat zyrtare rezulton se nga orët e para të mëngjesit e deri në mesditën e së premtes në territorin shqiptar, vetëm nga pika e kalimit kufitar të Morinës janë futur mbi 15 mijë persona me 4371 autovetura dhe 57 autobusë.
Ndërsa, policia kufitare ka aplikuar kalimet e përshpejtuara për të shmangur radhët.