Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë, nga këto vende vijnë pamjet të pazakontë të shpëtimit të njerëzve që prej ditësh kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.
Në një video një mace ka asistuar ka shpëtimit e qytetarëve që kanë ngecur nën rrënoja, transmeton Telegrafi.
Në Twitter është publikuar videoja, ku shihet macja duke udhëzuar ekipin e shpëtimit deri te rrënojat e një ndërtese në Turqi.
Ekipet e shpëtimit falë “udhëzimit” të maces arritën ta nxjerrën nënën me dy fëmijët, në mesin e të cilëve ishte edhe një foshnje.
Kjo ishte një prej videove të shumta, ku kafshët ishin ato që ndihmuan në mënyra të ndryshme ekipet e shpëtimit të arrijnë deri të personat që kanë ngecur nën rrënoja.