Kastrati: Albin Kurti ishte shkaktar i krizës në veri, luajti me nervat e Amerikës

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte shkaktari kryesor i krizës që ndodhi në veri para disa muajve.

Kastrati, tha se SHBA i garantoi Kurtit sovranitet, por vetëm duhej të shtyhej afati për targa për shkak të elementeve kriminale në veri që ishin të gatshme të ndiznin konflikt.

“Albini ishte shkaktar. Strukturat paralele në veri pritnin një shkëndijë për të ndezur konfliktin në Ballkan pasi kanë lidhje me Rusinë. Amerika na garantoi sovranitetin dhe na dha garanci për targat, por ky nuk e shtyu afatin”, ka thënë ai.
“Pse e bëri këtë. A e brëi se i ka keqthjeshtëzu gjeopolitikat. Sikur ka bërë me Rambujen. A e bëri për protagonizëm? Për të dalë më shumë në media. Po ta shtynte afatin do evitohej e gjitha. Luajti me nervat e Amerikës. Situata ndërroi në terren. Këta u fryshin se ndaluan referendumin serb, por në anën tjetër dolën kriminelët me maska të zeza. Vucic u bë palë për targa në veri të Kosovës. Nuk është në pytje vetëm Pantiqi. Por u dorëzua veriu”, shtoi ai. /Gazeta Express/