“E more Haki, i paske pshurrë qershiat”, Abazi i kthenë përgjigje qytetarit për video icizimet

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka njoftuar se me urdhër të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, është iniciuar shkarkimi i tij nga nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.

Ai ka paralajmëruar se nesër në konferencë për media do të paraqes edhe audio- incidime lidhur me këtë çështje.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Në postimin e tij njoftues një qytetarë është tallur me Abazin duke i thënë “E more Haki i paske pshurre qershiat”

Pa përtuar fare, Abazi i ka kthyer përgjigje qytetarit duke i thënë se në konferencë do të flas për audi/video incizime, por nuk do të publikoj asgjë.