Djaloshi që u nxor nga rrënojat e tërmetit në Turqi, befasoi me kërkesën që ua bëri ekipit të kërkim-shpëtimit

Turqia është goditur nga dy tërmete të fuqishme që ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Por, ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të nxjerrin njerëz të gjallë prej rrënojave të shumta, raporton t24.com.tr.

Njëri prej të mbijetuarve është edhe 11-vjeçari, Berat Yucel, i cili doli pas 207 orëve prej gërmadhave në qytetin e Adiyamanit.

Duke biseduar me djaloshin, njëri nga pjesëtarët e ekuipazhit e pyeti se “çfarë kërkon nga ne”, Berati befasoi me kërkesën duke pohuar se dëshironte “fasule të thata”.

Theksojmë se Yucel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr trajtime adekuate në një spital të qytetit të Kahramanmarasit

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 35 mijë viktima dhe dëme të shumta në infrastrukturë. /Telegrafi/