Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar sot partinë e tij, siç ka thënë se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami për rastin.
Për akuzat e Abazit ka folur Avni Dehari babai i viktimës, Astrit Deharit. Dehari thotë se nëse Abazi e ka ditur këtë më herët pse ka heshtur deri sot.
“Rasti i mostrave ka ndodhur më 8.12.2022. Pyetini ata që tash ngritën pse kanë heshtur atëherë dhe pse duan të flasin tani për këtë rast”, deklaron ai.
Ai, thotë se arsyet që po flitet tani për mostrat e zhdukura të Astritit janë vetëm synimet personale.
“Nuk dua të lëshohem në rrafshin e atyre personave që rastin e Astritit dhe çdo rast tjetër e shfrytëzojnë për realizimin e synimeve personale”, u shpreh Dehari për Front Online.
Mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Nga puna u pezulluan katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer s ulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë. Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është ve të vra sj e, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vr a sje.