Sulmuesi kamerunas, Vincent Aboubakar u largua nga Al Nassr në fillim të vitit, disa ditë pasi Cristiano Ronaldo mbërriti në klub.
U spekulua se ai u largua për shkak të një rregulli në ligën saudite që një klubi lejohet të ketë një numër të kufizuar lojtarësh të huaj.
Aboubakar tani ka treguar të vërtetën me Ronaldon, pasi u larguar në Arabinë Saudite.
“Ne folëm dhe Cristiano më tha që donte që unë të qëndroja. Unë i thashë që doja të largohesha për arsye familjare. Më pyeti se ku ishte familja ime. Në atë kohë familja ime ishte në Francë dhe doja të shkoja në Turqi sepse do të isha më afër Francës”.
“Ai më tha se ishte një vendim i mirë, se situata ime është e komplikuar kur jam kaq larg familjes sime”, ka thënë kapiteni i kombëtares së Kamerunit.