Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka komentuar protestën e sotme kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se asnjë flamur i Kosovës nuk është parë sot në këtë protestë, duke thënë në bazë të flamujve kuq dhe zi po protestohej sikur Asociacioni të bëhej në Shqipëri.
“Thonë që kanë dalë në protestë me mbrojt Kosovën nga “Zajednica” mirëpo asnjë flamur i Kosovës nuk u pa sot aty! Te mbushet mendja që ne Shqipëri ka me u bë “Zajednica” e jo në Kosovë!”, ka shkruar ajo.