Sa kushton prodhimi i telefonit iPhone 14 Pro Max

Raporti i fundit nga kompania analitike, Counterpoint Research na jep informacion për koston e komponentëve në prodhimin e modelit iPhone 14 Pro Max.

Apple prezantoi serinë iPhone 14 vjeshtën e kaluar dhe iPhone 14 Pro Max është një nga anëtarët e kësaj serie.

Counterpoint Research zbulon se kostoja mesatare e materialeve për të prodhuar iPhone 14 Pro Max me 128 GB është 464 dollarë.

Kjo përfaqëson një rritje prej 3.7 për qind krahasuar me iPhone 13 Pro Max. Rritja e çmimit ishte kryesisht për shkak të rritjes së çmimit të çipave të ri të Apple, ekranit AOD dhe kamerës kryesore 48 MP.

Për tregun amerikan, modeli mmWave ka një kosto prodhimi prej 474 dollarësh, ndërsa versioni nën 6 Ghz i shitur në tregjet e tjera vlerësohet të kushtojë 454 dollarë.

Reklama
Për krahasim, iPhone 14 Pro Max 128 GB shitet me pakicë për 1,099 dollarë në SHBA.

Apple po shpenzon 11 dollarë më shumë në chipset A16 Bionic në krahasim me modelin e mëparshëm. Një ekran i ri me aftësi AOD kontribuon në rritjen me 1 për qind, ndërsa kamera 48MP rrit çmimin e telefonit me 6,30 dollarë.

Nga ana tjetër, disa komponentë janë më të lirë në krahasim me iPhone 13 Pro Max, kështu që çmimet e komponentëve të lidhjes celulare janë rreth 13 për qind më të lira. /Telegrafi/