Analisti Shkodran Ramadani përmes një postimi në Facebook ka komentuar Lëvizjen Vetëvendosje nga koha sa ishte në opozitë e deri tani kur është në pushtet.
Ramadani thotë se VV-së nuk po iu mjafton pushteti absolut e në këtë rast po organizojnë protesta ashtu sic organizonin sa ishin opozitë.
Tutje ai shprehet se “nuk duhet befasuar e habitur kurrë me budallakinë dhe poshtërsinë e VV-së”.
Më poshtë keni postimin e plotë të z. Ramadani:
Sa ishin ne opozite, Partia Vetevendosje çirrej rrugeve e shesheve te Kosoves, duke kerkuar pushtetin per t’i ndalur marreveshjet e demshme. Kur erdhi ne pushtet, nuk iu mjaftoi as pushteti i ndare me nje parti tjeter. Thane: “na jepni 51% qe ta bejme nje qeveri pa tradhtare dhe ne do t’i bindim nderkombetaret qe te mbajne anen tone dhe do ta detyrojme Serbine qe ta njeh Kosoven si shtet te pavarur pa e bere Zajednicen”. Sot kane 51%, pushtet absolut dhe opozite jashtezakonisht konstruktive. E prape se prape nuk po i arrijne rezultatet e premtuara. Perkundrazi, Zajednicen po e themelojne, por pa njohje. E te frustruar, po organizojne protesta sepse nuk po iu mjafton pushteti absolut. Mos u habitni nese tash i kerkojne 75%. Sepse keta njerez kurre nuk deshtojne me te befasu me budallakine, idiotesine dhe poshtersine e vet.