Gazetari Ilir Mirena ka reaguar në lidhje me letrën që sekretari Antony Blinken i nisi presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku nuk përmendet njohja reciproke me Kosovën.
Mirena përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nga theksimi i vazhdueshëm për njohje reciproke, kryeministri Kurti e solli vendin deri te letra ku nuk përmendet më kjo.
Ai në fund ka shtruar edhe një pyetje: “A të duhen armiqtë kur ke një kryeministër si Albin Kurti?”
Postimi i plotë:
Nga theksimi i vazhdueshme per njohje te ndersjelle mes Kosoves dhe Serbise, ne me pak se dy vjet Albin Kurti na solli prej letres se Presidentit Biden deri tek letra e sotme e Anthony Blinken ku as qe permendet më njohja e ndersjelle.
A te duhen armiqte kur ke nje nje kryeminister si Albin Kurti?!…