




Momentalisht, Armaldo është një nga konkurentët më të fortë në shtëpi. Loja që ai bën, duke u afruar me të gjithë dhe duke i mbajtur mirë relatat me të gjithë, e kanë bërë atë një lojtar të fortë.
Madje, shumë prej banorëve janë shprehur se Maestron e shohin edhe në finale.





Ky i fundit duke folur me Luizin, Kiarën dhe një pjesë tjetër të banorëve u shpreh se nuk e ka për qëllim të shkojë në finale dhe se loja e tij brenda në shtëpi, nuk është me qëllimin që të zgjasë sa më shumë qëndrimin e tij aty brenda.
Sipas tij, ai thjesht luan për tu kënaqur dhe për ta shijuar, por asgjë më shumë se kaq.