Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kuvendit të Kosovës i mungon kualiteti dhe kujton përbërjen e deputetëve në kohën kur është shpallur pavarësia, duke cekur se deputetët e atëhershëm ishin shumë më të aftë se këta që janë sot.
Limaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti, duke shtuar se po të ishte deputet, do të kishte kritika shumë konstruktive për të në debate.
“Po të isha deputet, do i ndihmoja Kurtit. Në shumë mënyra”, thotë Limaj.
“Mos me lënë rahat, e mos me lënë me ardh këtu ku jemi. Sepse nuk është në rolin e kryeministrit. Ai është në zëdhënësin e të tjerëve e jo çfarë është vet. Luan rolin e zëdhënësit të Francës, Gjermanisë e të tjerëve. Vec një gjë nuk është. Çfarë mendon vet. Përgjigje nuk ka për vete. Kthehet e jep këshilla, sepse në natyrën e tij ai është ndërtuar në këtë mënyrë. Me konstatu e jo me dhënë përgjigje. Shikoni parlamentin e pavarësisë së Kosovës e tani. Cili është backgroundi i atyre deputetëve. Në vend se mu rrit cilësia, që po themi të ri, sot si asnjëherë më parë nuk ka pasur kuvend më të dobët”, shtoi Limaj. /Gazeta Express/