Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Gjykatën Speciale për disa pika dhe ka shtuar se ajo nuk është dashur të themelohet asnjëherë.
Kurti thotë se ka dy probleme me Gjykatën Speciale.
“E para. UÇK ka bërë luftë të drejtë çlirimtare. Dhe pjesa e dytë ku kam problem me aktakuzën, është se konsiderohet se UÇK ka bërë ndalime ilegale. Nga cila pikëpamje po thuhet se UÇK ka bërë këtë. Në këto hollësi të procesit nuk mund të di dhe nuk mund të hyjë.
Gabimi kardinal ishte se me 82 vota ky ligj u votua në Kuvendin e Kosovës. Kosova ka pasur nevojë për gjyakta normale e jo speciale. Ata do mund të ktheheshin në Kosovë e për çkado të gjykoheshin në Kosovë e jo jashtë saj. Ka edhe krime që nuk janë të luftës. Duhet trajtuar krejt. Të kemi një sistem gjyqësor të pastër e funksional”, tha ai.
“Nuk mund të lavdërohet për transparencë e saj por besoj se nëse e forcojmë sistemin tonë gjyqësor mund të kemi raste të tilla të gjykimit këtu”, shtoi ai në TV Klan.
Kurti tha po ashtu tha se nuk e përjashton mundësinë që të takojë ish-liderët e UÇK-së që ndodhën në Hagë, pasi që këtë gjë nuk e ka bërë ende.
“Nuk e përjashtoj si mundësi”, përfundoi ai.