Haki Abazi: Janë audio-incizimet që Vetëvendosje e di kush i zhduku mostrat e Astrit Deharit

Deputeti i VV’së, Haki Abazi ka shokuar me deklaratën se incizimet e paralajmëruara dje kanë të bëjnë me fshehjen e mostrave të Astrit Deharit, raporton Periskopi.

”Ka audiocizime Saranda, Mimoza, Dijola, ku flasin për ngulfatjen e zërave të deputetëve përbrenda paralamentit. Videot janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz kanë sjellë te shkarkimi dhe anatemimi brenda VV’së. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar deri në fund se cka ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur të zhduken, dhe Kurti të mos thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë.”

”Për këtE duhet të intervistohet Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Dejona Mihali, Nazlie Bala, Flutura Goga.”PERISKOPI/