Nga dita e djeshme, në media po qarkullon një lajm se këngëtari i njohur kosovar, Shkëlzen Jetishi-Xeni, është larguar nga skena muzikore për shkak të disa problmeve shëndetësore.
Gazeta Express ka kontaktuar me Jetishin, i cili i ka mohuar këto raportime.
Ai ka thënë se s’ka asnjë problem shëndetësor dhe se është duke e vazhduar aktivitetin e tij normalisht.
“Nuk është e vërtetë. Ato probleme unë i kam kry dhe e vazhdoj aktivitetin tim normalisht qysh jam deklaru më parë. M’vjen çudi qysh mediat e bëjnë një gjë të tillë. Si ka mundësi, pa u verifiku e pa më thirr kush. Kërkush s’ka kontaktu edhe veç kur e pash që më lajmëruan njerëzit e tjerë, filluan njerëzit me më thirr e me u shqetësu. Kjo është dëmtim, unë nuk e di si bëhen këto sende. Nuk është e vërtëtë, unë e vazhdoj aktivitetin tim. I kom kry të gjitha ato procedurat, nuk ka asgjë në 2023’ën, unë vazhdoj me aktivitetin tim”, ka thënë Jetishi për Express.