Nesër do të mbahet konferenca përgatitore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për gjykimin në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Konferenca do të fillojë në orën 9:30, mirëpo për publikun do të transmetohet me 45 minuta vonesë, respektivisht në orën 10:15.
Lidhur me këtë konferencë, është bërë publike agjenda e përpiluar nga trupi gjykues, e cila pritet të ndiqet gjatë konferencës, ku ndër pyetjet që trupi gjykues ka parashtruar për prokurorinë është: se pse besojnë se duhen mbi 700 orë dëshmi të drejtpërdrejta në pyetje në këtë çështje, kur kjo shifër tejkalon kohën e caktuar për prokurorinë në çështjet e mëparshme komplekse pranë gjykatave të ndryshme penale ndërkombëtare dhe gjykatave speciale?
Sipas agjendës së përcaktuar nga trupi gjykues, ata do të kërkojnë përgjigje specifike për çështjet e artikuluara në paragrafët 1-5 të Rregullës 118 të Rregullores, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Konkretisht do të kërkojnë nga prokuroria të përgjigjen në pyetjet : a) Sa dëshmitarë gjithsej ka ndërmend të thërrasë ZPS? b) A ka ndërmend ZPS të zvogëlojë apo ngushtojë numrin e akuzave në aktakuzë? c) A parashikon ZPS paraqitjen e provave në lidhje me çdo vend kr. imi të listuar në aktakuzë?
Tutje, do të kërkojnë përgjigje edhe për pyetjet: Sa vende kr. imi do të referohen në çështjen e Prokurorit të Specializuar dhe sa prej tyre zbatohen drejtpërdrejt për akuzat? Sa kohë mendon ZPS se do t’i duhet të paraqesë provat në çështjen e tij? A ka qenë i suksesshëm Prokurori i Specializuar në krijimin e një plani apo metode përmes së cilës ai do të jetë në gjendje të shkurtojë kohëzgjatjen e parashikuar të marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë të dëshmitarëve? Cilët faktorë beson ZPS që duhet të marrë parasysh trupi gjykues kur ushtron diskrecionin e tij për të përcaktuar kohën në dispozicion të Prokurorit të Specializuar për të paraqitur provat e tij?
Ata do kërkojnë përgjigje edhe se pse Prokurori i Specializuar beson se duhen mbi 700 orë dëshmi të drejtpërdrejta në pyetje në këtë çështje, kur kjo shifër tejkalon kohën e caktuar për prokurorinë në çështjet e mëparshme komplekse pranë gjykatave të ndryshme penale ndërkombëtare dhe gjykatave speciale?
Po ashtu do të kërkojnë të dinë se cila është data e synuar e Prokurorit të Specializuar për mbylljen e çështjes së saj në dritën e orarit të seancave, detyrimin e Panelit për të siguruar që mbrojtjes t’i ofrohet një mundësi e drejtë për të marrë në pyetje dëshmitarët dhe koha e nevojshme në sallën e gjyqit për të trajtuar çështjet ndihmëse?
Tutje, përgjigje do të kërkojnë edhe për gjendjen aktuale e marrëveshjes ndërmjet Palëve për çështje faktike dhe juridike?
“k) Cilët dëshmitarë në listën e Rregullës 95(4) të ZPS, nëse ka, ka vendosur tani ZPS se nuk do të kërkojë të thërrasë? l) Përafërsisht sa pjesë ose përqindje e provave të propozuara, siç përmbahen në listën e Rregullës 95(4)(c) të saj, ka në plan Prokuroria të kërkojë të ofrojë nga tabela dhe jo përmes një dëshmitari”, janë pyetjet e tjera që do të parashtrojë trupi gjykues.
Në vijim thuhet se trupi gjykues do të kërkojë përgjigje specifike, jo të përgjithshme, nga Prokurori i Specializuar për pyetjet e mëposhtme procedurale shtesë:
“ a) Sa dëshmitarë të bazuar në kri. m do të thirren? b) Sa dëshmitarë të “strukturës së UÇK-së” do të thirren? c) Sa dëshmitarë do të dëshmojnë në lidhje me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve? d) Sa dëshmitarë duhet të dëshmojnë në lidhje me elementet kontekstuale që lidhen me akuzat (në veçanti, ekzistenca dhe natyra e pretenduar e konfliktit të armatosur; ekzistenca e supozuar e një s. ulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër një popullsie civile)? Nga këto, sa do të dëshmojnë plotësisht personalisht dhe sa do ta bëjnë këtë në përputhje me Rregullat 153 dhe 154 të Rregullores”, thuhet në agjendë.
Trupi gjykues thuhet se do të kërkojë përgjigje nga palët për pyetjet e mëposhtme për çështje thelbësore si marrëdhënien ndërmjet mënyrave të përgjegjësisë së Ndërmarrjes së Përbashkët Kr. iminale (“NPK”), Ndihmës dhe Bashkëpunimit dhe Përgjegjësisë Superiore (zbatueshmëria kumulative, alternative ose plotësuese)
“b) Mënyrat e mundshme alternative të përgjegjësisë (NPK II, bashkëkryerje, kryerje indirekte). c) Elementet objektive dhe subjektive të NPK-së (A kërkon detyrimi i NPK-së një kontribut të konsiderueshëm apo të rëndësishëm? A mund të zbatohet NPK III për kr. ime specifike me dashje?). d) Elementet e kri. meve të mëposhtme: i. Burgimi, si kr. im kundër njerëzimit (A është (nuk) mjafton heqja e lehtë e lirisë?)”, thuhet tutje në agjendën e përcaktuar.
Trupi gjykues ka listuar edhe pyetjet e mëposhtme në agjendë, për të cilat do të kërkojë përgjigje:
1.Zhdukja me forcë, si kr. im kundër njerëzimit (A është UÇK-ja një “organizatë politike” sipas kuptimit të nenit 13(1)(i) të Ligjit?); iii. Ndalimi abitrar, si kr. im lu. fte (A duhet të ketë një prag graviteti për heqjen e lirisë?); iv. Tortura, si kr. im l. ufte dhe si kr. im kundër njerëzimit (A kërkojnë të dyja veprat që kryesi të ndjekë një qëllim të caktuar?). e) Autoritetin e Trupit Gjykues për të rishikuar gjetjet e Dhomës së Apelit në lidhje me NPK-në, siç pasqyrohet në Vendimin e tij mbi Mocionet që Kundërshtojnë Juridiksionin e Dhomave të Specializuara. 3 f) Pragu ligjor për nivelin e organizimit që kërkohet që një grup të jetë palë në një konflikt të armatosur.
Po ashtu, do të kërkojë përgjigje për pyetjet e mëposhtme për çështjet thelbësore nga ekipi mbrojtës i Thaҫit: a) Referencat për planin e supozuar serb për spastrimin etnik të Kosovës nëpërmjet operacionit “Patkoi”. b) Referencat për kr. imet nga forcat serbe ose serbe në Kosovë.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për kr. ime lu. fte e kr. ime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer k. rime lu. fte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi