




Bledi Mane është një ndër banorët më të rinj të Big Brother VIP.
Megjithatë, duket se futja e tij ka krijuar menjëherë polemika. Banorët duket se e ndjejnë si lojtar të fortë, dhe gjithmonë diskutojnë për të. Bledi deklaroi sot në prime, se këto diskutime i pëlqejnë pasi banorët kanë frikë prej tij.





“Sot është dita e 7-të për mua. Mua më bëhet qejfi që më diskutojnë dhe në qelitë e burgjeve. Më kanë frikë.
Kristin nuk e mendoj lojtar të fortë. Është një korrier i mirë, që herë i çon lajmet si duhet, herë i harron rrugës.”- tha Bledi.