




Analistja Donika Kadaj Bujupi ka folur në emisionin Pressing në T7 për Ligjin e Ri të Pagave të prezantuar nga Qeveria e Kosovës.
Në emision është i ftuar kryetari i Mitrovicës dhe njëherit ish-ministri i financave, Bedri Hamza, i cili kritikoi këtë ligj dhe qasjen e tij ndaj gjyqtarëve e prokurorëve në sistemin e drejtësisë të Kosovës.
Por këtu i reagoi analistja e cila tha se duhet të kritikohet sistemi i drejtësisë në tërësi dhe nuk është koha që të ketë debat për pagat në këtë sektor.





“Ju shqetësoheni për gjyqtarë e prokurorë me paga të larta, sistemi i drejtësisë ishte llom”, tha Kadaj Bujupi.
Hamza ka komentuar edhe Ligjin e Pagave në tërësi, për të cilin ka thënë se nuk ngrit pagat në nivelet që proklamon qeveria për shkak të inflacionit në çmime të produkteve.