Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar se me urdhër të kryeministrit të Ksoovës, Albin Kurti është iniciuar shkarkimi i tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.
Në lidhje me këtë cështje ai ka paralajmëruar një konferencë të enjten ku sipas tij do të zbulojë video dhe audio incizime të skandaleve që sipas tij “ky urdhër mëton t‘i mbulojë”.
“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka thënë ai.