Ish-emisari amerikan, Richard Grenell ka falënderuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, pasi mori një dekorim nga ky i fundit.
Grenell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, e ka falenderuar edhe qeverinë serbe dhe popullin serb.
“Faleminderit presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe popullit serb për këtë çmim të mrekullueshëm. Sot, mora nderin më të lartë të Urdhërit të Parë të Flamurit serb.” – ka shkruar ai.