Teksa shpresat shuhen nga ora në orë, ka ende jetë që po shpëtohen nga rrënojat e tërmetit tragjik të një jave më parë në Turqi dhe Siri.
Një foshnje është shpëtuar 107 orë pas bllokimit nën gërmadha, shkruajnë mediat vendase. Sikurse duket në video, foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për të po kujdeset stafi mjekësor në Adana.
Raste të tilla cilësohen si mrekulli pasi foshnja ka mundur të rezistoje pa ujë, pa ushqim dhe nën temperatura të ftohta që kanë pushtuar juglindjen e Turqisë në këto ditë tragjike për popullin turk dhe atë sirian.