E ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së famshme në Shqipëri, Tea Trifoni. Gjatë diskutimit që ajo pati me moderatoren e programit Elona Duron, tregoi më shumë rreth rutinës së saj tani që nuk ndodhet më atje brenda dhe se si po përshtatet me gjithçka.
Jam e lumtur që kam mundësinë të bëj telefonata me kë të dua tani. Edhe gjatë intervistës së ditës së djeshme në “Big Brother Fan Club” Tea zbuloi se ende nuk e kishte prekur telefonin, kishte zgjedhur që të ‘merrte frymë’ në njëfarë mënyre njëherë dhe pastaj të shikonte se çfarë ndodhte me botën jashtë.
Pafund mesazhe që akoma nuk i kam lexuar sepse dua të ambientohem njëherë me jetën reale, çfarë ndodh jashtë. Jeta reale për Tea Trionin a është ashtu siç e kishte lënë para se të hynte në shtëpinë e “BBV” apo më ndryshe dhe më e paparashikuar?
Jo, mua më është dukur njësoj me thënë të drejtën. Nuk më është dukur dhe aq ndryshe, familjarët dhe njerëzit e mi janë mirë ashtu si i lashë.
Përveç kësaj Tea zbuloi gjithashtu se ka qëndruar në shtëpinë e saj dhe e vetmja gjë që i mungon mund të jetë ajo zhurma dhe toni i lartë i zërit nga shtëpia e “BBV”.
Të flesh vetëm është paqja më e madhe që ekziston mendoj unë. Akoma nuk më janë mësuar veshët me qetësinë e shtëpisë. U mësova atje vetëm me zhurma dhe tonalitete të larta dhe tani më duket sikur më mungon diçka, është shumë qetësi shtëpia ime.
Tea ka treguar se një pjesë e banorëve që janë larguar tashmë nga shtëpia e “BBV” dhe që ka pasur raport të mirë i kanë shkruar dhe e kanë ndihmuar me mënyrën se si të përshtatej me jetën jashtë./Top Albania Radio