




Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, duket se po i zhvillojnë që tani diskutimet që mund t’i presin jashtë. Në diskutimin e tyre të fundit, me shumë mundësi do ta gjejnë veten shumë prej jush. Kiara dhe Luizi, tashmë si një çift, folën për ndarjen e fjalëkalimeve dhe kontrollimin e telefonit nga partneri.





Ishte Kiara ajo që u shpreh kategorikisht kundër faktit që partneri i saj, në këtë rast Luizi, duhet të kontrollojë telefonin apo bisedat e saj. Nga ana tjetër, Luizi po e ngacmonte me pyetje moderatoren.
Kiara: Nuk kam shumë që të njoh, partneri bëhet posesiv në momentin që fiksohet me telefonin.
Luizi: Unë nuk fiksohem, por po më bën të fiksohem me këto që thua.
Published February 14, 2023