Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vazhduar përplasjen me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Kurti e ka quajtur Gashin si “të papjekur” për shkak të ndërhyrjeve. Më pas Kurti e mori reagimin nga Abdixhiku i cili i tha se “po krijon material për Tik Tok”.
Por Kurti pas fjalimti te tij tha se 7-8 herë brenda 5 minutave ka ndërhyrje nga Gashi, duke thënë se as nuk e dëgjon çfarë thotë.
“Kqyrne çfarë shefi keni”, tha Kurti duke iu drejtuar LDK-së, teksa theksoi se nuk i intereson përmbajtja e ndërhyrjeve të Gashit.
Ai e përsëriti se nuk mund ta imagjinojë “sa i papjekur” është Arben Gashi.
“Unë nuk e dëgjoj deputetin Gashi teksa më ndërhyn, prap më ndërhyri. Unë nuk e dëgjoj. Po me të vërtetë kur po bëhen 7-8 ndërhyrje për 5 minuta u detyrova t’i them atë që i thash dhe nuk është secildo deputet. LDK-ja shef e ka, kqyrne çfarë shefi ka. Për mua nuk ka rëndësi përmbajtja e ndërhyrjeve të tij, ka të bëjë se çfarë shefi të grupit parlamentar ka partia e tretë në Kuvend ndërhyn orë e çastë, me këtë po ia përsëris ai e ka bërë për mua të pabesueshme sa e pafundme është papjekuria e tij”, ka deklaruar Kurti.