I riu shkodran Kevin Sekniqi i cili jeton në SHBA ka dhuruar 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Përmes një njoftimi në kompaninë që ka bashkëthemeluar, bëhet me dije se ka kontribuar për të ndihmuar familjet që u prekën nga tërmeti trag jik i 6 shkurtit.
Shqiptari Kevin Sekniqi është bërë pjesë e listës Forbes ’30 under 30′. Sipas Forbes, shqiptari nga Shkodra është një nga 30 personat nën 30 vjeç që ka arritur sukses në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik. Ai është Bashkë-themelues dhe COO në Ava Labs.
Para se të bashkëthemelonte Ava Labs, Kevin ishte një kandidat për doktoraturë në Shkenca Kompjuterike në Cornell duke kryer kërkime në sistemet e shpërndara, kriptografinë, sigurinë dhe ekonominë. Ai më parë ka bërë kërkime dhe inxhinieri softuerike në organizata të njohura, duke përfshirë Microsoft dhe NASA.
“Si bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, Sekniqi luajti një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues dhe AVAX, një kriptomonedhë me një vlerë tregu 4 miliardë dollarë.
Në shtator, gjigandi i kapitalit privat KKR tha se do të shënonte një pjesë të Fondit të Rritjes Strategjike të Kujdesit Shëndetësor II në Ortekë, duke u dhënë investitorëve akses në kapitalin privat me një pjesë të kapitalit të kërkuar zakonisht,” shkruan Forbes.