Pas Ermionës, Bledi debatoi me Armaldos, kjo pas komentit të tij, i cili i tha Luizit “kujdes gruan”, kur Bledi ishte me temperaturë, i shtrirë në krevat.
Bledi i tha Armaldos të mos flasë si skuthat pas shpine, por nëse ka diçka për të thënë, t’ja thotë në sy. Ai e cilësoi komentin e tij, si poshtërsinë më të madhe në këtë Big Brother, pasi në gjykimin e tij, ajo këshillë nuk kishte vend.
Duke folur me ironi, Bledi i tha Armaldos se ai ndoshta është rritur në një ambient, ku shoku i ngacmon gruan shokut, por ai nuk e ka në karakter një gjë të tillë.