




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Euronews Albania edhe për raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai këto raporte i ka cilësuar të mira, duke thënë se ka ende hapësirë për bashkëpunim.





“Unë besoj se mëdhenjtë tona janë shumë të mira por unë mendoj se ne duhet të punojmë sa më shumë për të shtuar mekanizmat e bashkëpunimit për marrëveshjet që kemi firmosur dhe të firmosim edhe marrëveshje të reja. Me qeverinë e Shqipërisë me presidentin kemi një denduri të komunikimeve por mund të bëjmë më shumë gjithmonë mund të bëjmë më shumë. Unë besoj se sinergjia që krijohet nga Serbia dhe Kosova e bënë kombin shqiptarë tejet të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perendimor”, ka thënë Kurti.





Por KUrti shton se “kur Serbia drejto tytat drejt Kosovës kjo nuk është çështje e brendshme”.
“Botës Serbe dhe Botës Ruse duhet t’iu përgjigjemi së bashku si të unifikuar”, ka thënë ndër tjerash Kurti.
Gjatë intervistës kreu i ekzekutivit ka folur për një mori çështjes duke përfshirë planin franko-gjerman, Asociacionin, si dhe procese të brendshme të Kosovës si vettingu e 15 vjetori i pavarësisë së Kosovë.