




Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes panelsitët Alisa Braho dhe dy panelistëve tjerë Valon Syla dhe Ilir Mirena në emisionin Pressing në T7.
Gjithçka filloi kur Braho shprehu qëndrimin e saj për moskrijimin e Asociacionit të komunave Serbe në Kosovë.





Braho konsideroi se qeveria po qëndron mirë përballë presionit për krijimin e Asociacionit. Këtu reaguan Syla dhe Mirena të cilët nuk pajtoheshin me qëndrimin e qeverisë përballë ndërkombëtarëve.
“Ti Alisa ndoshta nuk e di, por Kurti e ka djegur qeverinë për këtë marrëveshje”, tha Mirena.
Debati në studio vazhdoi për disa kohë, por Braho përsëri kërkoi një përgjigje të qartë nga dy analistët.
“Jeni pro a kundër Asociacionit?”, u tha Braho. /Gazeta Express/