




Paniku i ekipeve të shpëtimit i shkaktuar nga pasgoditja në Turqinë e goditur nga tërmeti është kapur në kamera.
Ekipet e shpëtimit të Amerikës dhe Frnacës janë regjistruar derisa po largoheshin nga një objekt nga pasgoditjet e tërmetit, teksa po përpiqeshin të nxjerrin tre persona që besohej se ishin gjallë nën rrënojat e një objekti në lagjen Antakya.





Pamjet kur ekipet po largoheshin nga objekti janë publikuar nga Anadolu.
Pasgoditjet që kanë ndodhur herë pas here kanë ndikuar negativisht në operacionet e kërkim-shpëtimit në ndërtesat e shembura ose në mbeturina.
Pas një pushimi të shkurtër, ekipet amerikane dhe franceze rifilluan gërmimin nëpër ndërtesën e shembur.
Ndërsa, është raportuar se Gjermania dhe Austria kanë tërhequr ekipet e tyre për shkaqe sigurie.
Mbi 33 mijë persona është raportuar se kanë vdekur nga tërmeti që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë javën e kaluar.