




Dënimi i “Vëllait të Madh” për katër banorët, bëri bashkë në një vend, Oltën dhe Luizin, të cilët gjatë gjithë ditës kanë folur me ironi me njëri-tjetrin.
Olta shpesh herë gjatë ditës, e ka cilësuar Luizin si frikacak, kjo pasi ai shprehu dëshirën për të dalë jashtë, për të mos i lënë hapësire Bledit që të futet në lojë.





Sipas Oltës, kjo dëshirë e Luizit shpreh dobësi. Kjo e fundit I tha Luizit se ajo është më burrneshë dhe më besnike se ai.
Luizi nuk e kundërshtoi fare, por aprovonte çdo gjë që thonte Olta. Kjo e fundit, i tha Luizit se kur ai do arrijë të kuptojë lojën e saj, ajo do jetë në Cuba me pushime, duke shijuar paratë e çmimit të madh.